Artisti Sam Barsky, kur viziton vende të caktuara, nuk blen ndonjë suvenir apo rrobë si kujtim, por ai thur xhemperë apo triko me motive të atij vendi.
Më 2013, ai kishte vizituar Stonehenge dhe Urë Kullën në Londër dhe kishte thurur triko me imazhet e të dyja pikave turistike edhe pastaj ka shkuar për t’u fotografuar para tyre.
Ai merret me thurje që 20 vjet, dhe rrëfen që vuan nga një çrregullim neurologjik si dhe ka probleme në të nxënë, gjë që e lodh dhe e dobëson me raste, mirëpo thurja i ndihmon shumë.
Barsky deri tash i ka bërë 90 të tillë dhe nuk e ka ndërmend që të ndalet.