Fiorentina është duke u interesuar për transferimin e sulmuesit të Bourssia Moenchengladbachut, Marcus Thuram, shkruan “La Nazione”. Marcus është i biri i mbrojtësit të famshëm francez Lilian Thuram.
Thuram i është bashkuar Gladbachut nga Guingampi në verën e vitit të kaluar. Ndryshe nga babai i tij, Thurami është sulmues që mund të luajë si në qendër ashtu edhe në krah.
Ai ka realizuar 12 gola dhe i ka asistuar nëntë tjerë në 35 ndeshje në të gjitha garat.