Një numër i madh i hulumtimeve kanë zbuluar se thurja me shtiza është gjë e mirë për shëndetin mendor.
‘Knit for Peace’ ka publikuar raportin që quhet ‘The Health Benefits of Knitting’, ku në bazë të studimeve të shumta janë zbuluar përfitimet shëndetësore që i sjell ky hobi, transmeton Telegrafi.
Rezultatet kanë zbuluar se:
“Thurja me shtiza në mënyrë drastike e përmirëson shëndetin mendor dhe fizik, e zvogëlon shtypjen e gjakut, e ngadalëson demencën, ju shpërqendron nga dhimbja kronike, e gjithashtu e lufton depresionin dhe ankthin”.
“Ky hobi është aktivitet i cili mund të vazhdohet edhe në moshë tejet të shtyrë. Është aktivitet social që u ndihmon njerëzve ta mposhtin izolimin dhe vetminë. Është aftësi e cila mund të praktikohet edhe atëherë kur shikimi dhe forca janë dobësuar”.
Një studim i vitit 2012 nga klinika e famshme Mayo kishte konstatuar se personat që merren me thurje me shtiza dhe lexojnë libra janë deri në 50 për qind më pak të prirë të kenë çrregullime në sistemin kognitiv.