Thyhen xhamat e një xhamie në Gjakovë, imami kërkon ndihmën e Policisë

Prishtinë | 19 Mar 2023 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Jo rrallëherë xhamitë nëpër qytete të ndryshme në Kosovë janë cak i hajnave e keqbërësve, të cilët shkaktojnë dëme e vjedhin arkat e ndihmave me të hollat që grumbullohen. Një rast i tillë ka ndodhur pasditen e djeshme në xhaminë në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Gjakovë.

Sinjali mëson se një person, akoma i paidentifikuar ka hyrë brenda objektit fetar dhe ka thyer xhamat e korridorit të xhamisë, por akoma nuk dihet nëse ka pasur cak kasafortën apo cili është motivi i dëmeve që ka shkaktuar.

Rasti është raportuar në Polici nga imami i xhamisë, i cili ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë se si e gjeti gjendjen brenda xhamisë dhe ka kërkuar ndihmë për zbardhjen e rastit.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’.

Të ngjashme