Një argjendari është thyer mëngjesin e sotëm në Shtime, ku janë vjedhur para dhe ari në vlerë mbi 20 mijë euro.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafi, Majori nga Policia e Ferizajt, Mehmetali Hajdini.
“Rreth orës 07:00 jemi informuar nga pronari i argjendarisë se muri nga mbrapa është thyer dhe janë vjedhur para dhe ari, vlera e tyre arrin në 20 mijë euro sipas pronarit. Kemi bërë ekzaminimin e e vendit të ngjarjes dhe po merremi me rastin’, tha Hajdini.
Ndryshe, kohëve të fundit janë rritur rastet e vjedhjeve në shtëpi dhe lokale të ndryshme.