Makina e analistit të njohur, Fatos Lubonja është goditur teksa ndodhej e parkuar.
Mësohet se makina e Lubonjës ishte parkuar në zonën e qendrës pranë banesës së tij ku edhe është goditur.
Automjeti është goditur me mjete të forta, duke e dëmtuar rëndë.
Ka qenë vetë Lubonja që ka bërë denoncim në polici për dëmtimin e makinës, njofton Abc News.
Kjo është hera e dytë që goditet mjeti në pronësi të analistit.
Hera e parë përkon me datën 1 korrik të vitit që lamë pas.
Autori u arrestua nga Policia dhe u dënua nga gjykata me burg, ka shprehur urrejtje ndaj Lubonjës për qëndrimet e tij publike.