Tifozët ultras të Interit e kanë paralajmëruar Antonio Conten se ata, për dallim nga Juventusi, nuk do të jenë të kënaqur vetëm me fitore dhe kanë thënë se janë të shqetësuar për të kaluarën e trajnerit, i cili e drejtoi Juventusin për tre sezone.
E kaluara e Antonio Contes me Juventusin i ka lënë të shqetësuar tifozët ultras të Interit, pas konfirmimit se Conte do të jetë zëvendësuesi i Luciano Spallettit, pasi zikaltrit e shkarkuan këtë të fundit.
“Ne nuk jemi Juventusi. Fitoret s’janë e vetmja gjë e rëndësishme për ne. Ne e theksojmë fuqishëm se Curva Nord nuk mund ta harrojë të kaluarën e tij me bardhezinjtë”, shkruhet në postimin e tifozëve të Interit në Facebook.
“Ne e pranojmë faktin se nga disa ‘të dyshuar të ligjshëm’, trajneri i ri lirohet, pasi ka shlyer dënimet që ishin të zbatueshme për të, edhe pse ‘fajësia’ për militantizmin e tij shumë të gjatë mbetet e pashlyeshme, në një klub nga i cili ne e konsiderojmë vite dritë larg në drejtim të stilit dhe vlerave tona”.
“Shqetësimi ynë, mbi të gjitha, është aspekti moral. Të jesh Inter është të mundësh kundërshtarin tënd, duke pranuar humbjen, rezultatin dhe duke mos kërkuar justifikime”.
“Fat të mbarë Conte, me shpresën për të na treguar shpejt se ai është i denjë për Interin”.
Tifozët e Juventusit ndihen të zhgënjyer nga vendimi i Contes për t’iu bashkuar Interit dhe tani janë grumbulluar tetë mijë nënshkrime për ta larguar yllin e Contes nga stadiumi “Allianz”.