Përkrahësit e Paris Saint-Germain janë përleshur me policinë në rrugët e Parisit të martën mbrëma, pasi skuadra e tyre e arriti finalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë.
Mijëra tifozë dolën nëpër rrugët e qytetit menjëherë pasi PSG-ja e mundi 3:0 RB Leipzigun në gjysmëfinale në Lisbon, transmeton Gazeta Express.
Ata u mblodhën pranë stadiumit të PSG-së, Parc des Princes, dhe ndezën fishekzjarrë.
Tifozët parisienë vallëzuan dhe kënduan së bashku, edhe pse pak prej tyre e mbanin distancën fizike dhe mbanin maska.
Sjellja e tyre ishte në kundërshtim me thirrjet e qeverisë franceze për përdorimin e maskave dhe mbajtjes së distancës për shkak të shtimit të numrit të rasteve me koronavirus.
Në Francë, mbajtja e maskës është detyrim në vendet e mbyllura publike. /Gazeta Express/