Kampionët e Kosovës, skuadra e Feronikelit, janë mysafirë të Slovan Bratislava, për të zhvilluar ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Evropës.
Skuadra vendase si dhe tifozët, kanë rënë pre e politikes së keqe serbe, që po përfshihet edhe në sport.
Pasi u lanë të lirë dy lojtarët dhe trajneri serb për këtë ndeshje, shkaku i presionit të ardhur nga Serbia, tani janë tifozët që kanë përgatitore shkrime të cilat sigurisht do të sanksionohen nga UEFA.
Në rrjetet sociale po qarkullojnë fotografi se tifozët e skuadrës vendase kanë përgatitur fanella speciale për këtë ndeshje.
“Kosova është Serbi”, shkruhet në fanellat e tifozëve.
Sigurisht, nëse këto fanella arrijnë të futen në stadium, do të bëjë që UEFA të dënojë Slovan Bratislavën.