Tifozët e Swansea Cityt bëjnë biletë false në emër të Emiliano Salas

Prishtinë | 26 Tet 2019 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Swansea City e ka dënuar sjelljen e disa tifozëve të cilët kanë bërë shaka në emër të Emiliano Sala, futbollistin i cili u zhduk fillimisht dhe u gjet i vdekur pas udhëtimit të tij që e bëri prej Nantesit në Cardiff.

Para ndeshjes derbi ndërmjet Swansea Cityt dhe Cardiff Cityt, disa tifozë printuan bileta në emër të Salas.

Ata madje edhe numrin e aeroplanit e bënë të dukej si fjala “Dead”, me kuptimin, i vdekur.

“Swansea City është i shqetësuar për këtë imazh të keq që po i jepet klubit në rrjetet sociale para ndeshjes së të dielës, në derbin e Uellsit jugor, e që lidhet me vdekjen e sulmuesit të Cardiff Cityt, Emiliano Sala. Ky është imazh është i turpshëm dhe nuk e përfaqëson klubin tonë apo tifozët tanë në asnjë mënyrë”, shkruhet në komunikatën e klubit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme