Tifozët e Manchester Unitedit mund të festojnë në rast se ndodh largimi i Marouane Fellainit, transmeton IndeksOnline.
Mesfushori belg është afër largimit nga “Old Trafford”, madje thuhet se ai ka arritur marrëveshje personale me klubin e Galatasarayt.
Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i klubit turk, Cenk Ergun i cili ka thënë se është afër marrëveshjes me lojtarin e Unitedit.
“Fellaini do të largohet nga Unitedi dhe tani është në radarin tonë. Do të ketë befasi, ne jemi në bisedime me Fellainin”, ka thënë Ergun.
Fellaini iu bashkua “Djajve të Kuq” në vitin 2013 për 27 milionë funta, kurse mund të shitet për vetëm 14 milionë funta.