Policia shqiptare është përplasur në disa raste me tifozët e ekipit holandez Feyenoord.
Rreth 200 tifozë të pajisur me shkopinj dhe gurë janë përplasur me policinë, ku ka mbetur një polic i lënduar me mjete të forta.
Deri tani policia ka ndaluar tetë tifozë, njofton Top-Channel.