Tifozët që ishin të pranishëm në ndeshjen futbollistike mes KF “Drita” dhe KF “Prishtina” mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”, kanë lënë shumë mbeturina të cilat nuk janë pastruar ende.
Në hyrjet V1, P3, P4, P5, siç mund të shihet në pamjet e xhiruara nga Ekonomia Online, ka shumë shishe plastike dhe kanaçe në tokë.
Para këtyre hyrjeve është edhe shenja në të cilën thuhet se sendet që nuk mund të merren në stadium janë: thika, fishekzjarret, buria, armët, pajisjet e rrezikshme, pajisje laser, shishe, gota e qelqit, kanaçe, shtizë, çadra. Po ashtu thuhet që ndalohet edhe pirja e duhanit.
Edhe pse fishekzjarret ishin të ndaluara, në media është raportuar që dymbëdhjetë tifozë janë arrestuar mbrëmë për gjuajtjen e fishekzjarrëve dhe dëmtim të pronës.