Eskaloi në dhunë dueli i djeshëm i boksit mes Denis Nurjes dhe Placido Ramirez, i zhvilluar të shtunën në Tiranë.
Gjatë kohës që ndeshja ishte e ndërprerë për shkak të dëmtimit në këmbë të Nurjes, boksieri kolumbian e godet në befasi, duke sjellë acarimin e fansave të boksierit shqiptar.
Këta të fundit krijuan një skenë jo të denjë për një event të tillë, duke u futur në ring dhe duke goditur me grushte e shkelma Ramirezin.
Ringu i boksit u shndërrua në arenë përleshjesh mes 2 stafeve dhe tifozëve. Pas kaosit të krijuar, vendimi final ishte se kjo ndeshje konsiderohet e pazhvilluar.
Në pamje shihet se ka ndërhyrë edhe policia e shtetit.