Nuk ishte një kompeticion me një numër të madh golash, por ata të bukurit nuk munguan.
Por kur të gjithë mendonin se Xherdan Shaqiri nuk kishte rivalë me golin e shënuar ndaj Polonisë, tifozët në faqen zyrtare të UEFA-s kanë zgjedhur si golin më të bukur të Euro 2016 atë të hungarezit Zoltan Gerës të shënuar në ndeshjen e fundit në grupe ndaj Portugalisë, sfidë që u mbyll me rezultatin e barabartë 3-0.
Ishin 122 mijë persona që kanë votuar si më të bukurin e Europianit golin e hungarezit, ndërsa në vendin e dytë është renditur goli i Shaqirit, por me një diferencë mjaft të madhe votash, pasi ka arritur të grumbullojë vetëm 29 mijë.
Goli i Zoltan Gerës në sfidën Hungari-Portugali u shënua në minutën e 19 të ndeshjes, kur mesfushori i Ferencvarosit me një goditje fluturimthi nga rreth 25 metra mposhti portierin e luzitanëve, Rui Patricio, duke i dhënë avantazhin provizor Hungarisë.
Pas tyre pozicionohen Robson Kanu që në sfidën ndaj Belgjikës shënoi një gol shumë të bukur dhe Dimitri Payet me finalizimin e tij në ndeshjen hapëse ndaj Rumanisë.
Në vendin e 5-t pozicionohet Radja Nainggolan, që ndaj Uellsit shënoi me një gol me të vërtetë shumë të bukur, për të vijuar me finalizimin me finte të Crisitiano Ronaldos ndaj Hungarisë, golin fantastik të Luka Modric ndaj Turqisë, rrjetën e Antoine Griezmann ndaj Islandës apo dhe golin e Marek Hamsik në sfidën mes Sllovakisë e Rusisë, ndërkohë që mbyll 10-shen e parë goli i Eder në takimin Itali-Suedi.
https://youtu.be/nCt7pj1H7FI?t=2