Deputetja e AAK-së dhe ish-ushtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Time Kadriaj, ka ndarë në Facebook një fotografi të sajën me disa bashkëluftëtare.
Ajo ka thënë se vajzat në fotografinë e publikuar, ishin të dëshmuara në luftën për liri.
Kjo fotografi është ndarë, në ditët kur po sulmohen vlerat sublime të kombit, ka shkruar Kadriaj.
Postimi i plotë:
Këto ditë ku po sulmohet UÇK- ja, pra po sulmohen vlerat ma sublime të kombit po e ndaje me ju miq këtë foto të vajzave të dëshmuara në luftën për liri.
Ata që mohojnë luftën mohojnë kombin e shtetin.
Lavdi dëshmorëve të kombit,
Rroftë UÇK-ja!