Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka goditur Vjosa Osmanin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi kjo e fundit dha një intervistë mbrëmë për një televizion, ku ka rrëfyer të gjitha negociatat me VV-në për arritjen e marrëveshjes për qeverisje.
Kurti ka akuzuar Osmanin se ajo me rrëfimin e saj, bëri të qarta disa gjëra, të cilat nuk u treguan haptazi deri mbrëmë.
Sipas Kurtit Osmani me rrëfimin e saj tregoi se ka arritur një pajtim të quditshëm me Lutfi Hazirin.
Derisa, sipas saj, kandidatja e LDK-së për kryeministre, pasi mori votat u bë si Mustafa, Haziri e Veliu.
Postimi i plotë i Kurtit:
Shumë mirë që Vjosa u rrëfye mbrëmë. Të paktën katër gjëra u bënë të qarta prej minutave të gjata në studio televizioni.
1) Ajo tashmë e arsyeton plotësisht qeverisjen e viteve 2014 – 2017 të PDK & LDK!!!
2) Ajo ka bërë një pajtim vërtetë të çuditshëm me Lutfi Hazirin.
3) Ajo është sprapsur e dorëzuar karshi agresivitetit të Agim Veliut.
4) Ajo pret që të dështojë Albini që t’i vie shansi asaj për koalicion me AAK+Nisma+pakicat. Natyrisht krejt kjo me bekimin e heshtur të PDK-së.
Nuk po bëhen Mustafa, Haziri e Veliu si Vjosa siç është e pritshme meqë ajo u votua me 6 tetor, por Vjosa pasi i mori votat po bëhet si Mustafa, Haziri e Veliu.