Tiparet që ndërmarrësit i kërkojnë te një partner

Prishtinë | 03 Kor 2023 | 07:32 | Nga Ekonomia Online

EliteSingles anketoi rreth 14 000 përdorues të saj të cilët vetë-identifikojnë veten e tyre si ndërmarrës për të zbuluar se çfarë kërkojnë ata tek partneri.

Krahasuar me publikun e përgjithshëm, të cilët votuan ‘’mirësjelljen’’ si faktorin më të rëndësishëm tek partneri potencial, ndërmarrësit vendosin ‘’pamjen tërheqëse’’ në krye. Por sinqeriteti, çiltërsia dhe kimia ishin gjithashtu të rëndësishme për ndërmarrësit e anketuar.

Sipas studimit, femrat ndërmarrëse kërkojnë dikë i cili sjell të njëjtën shumë të të ardhurave si ajo. Krahasuar me meshkujt, 27 përqind më shumë femra mendojnë se fitimi i të ardhurave të ngjajshme është i rëndësishëm. Është gjithashtu e rëndësishme që ky person të ketë zgjuarsi gjithashtu. Të jenë në gjendje që të stimulojnë bisedën në mënyrë intelektuale është 14 përqind më e rëndësishme për femrat ndërmarrëse se sa për meshkujt. Dashuria ndaj artit dhe vlerat morale të personit janë gjithashtu faktorë të cilët kanë rëndësi më shumë për femrat. Kur është fjala tek temat e bisedave për meshkujt, politika dhe aktivitetet e jashtme janë prioritetet më të mëdha.

Dhe siç thotë edhe thënia, ‘’mosha është vetëm një numër’’. Kjo qëndron e vërtetë për ndërmarrësit beqarë. Mosha është 9 përqind më e rëndësishme për femrat e anketuara, dhe gjatësia 23 përqind më e rëndësishme gjithashtu.

Pra, kur është fjala tek mosha, arsimimi dhe të ardhurat, ndërmarrësit femra dhe meshkuj nuk mund të ishin ndryshe. Mirëpo, ka një gjë për të cilën të dytë pajtohen: monogamia. Shumica e ndërmarrësve beqarë u pajtuan se monogamia ishte esenciale për një marrëdhënie të qëndrueshme.

Kur është fjala tek biznesi në përgjithësi, të dyja gjinitë kishin shumë të përbashkëta gjithashtu. Në studim, kur iu kërkuan të vetë-identifikoheshin nga një listë prej 60 karaktereve, femrat dhe meshkujt zgjodhën fjalët besnikë dhe të besueshëm për të përshkruar veten e tyre. Pothuajse tri të katërtat e pjesëmarrësve gjithashtu quajtën veten ambiciozë, mirëpo, jo shumë prej tyre thanë se ishin të suksesshëm, vetëm 39 përqind e thanë këtë.

‘’Kur është fjala tek gjetja e partnerit, ndërmarrësit dëshirojnë që ai person i veçantë i cili ka besnikërinë, durimin dhe mirësinë t’i mbështesin ata në ambiciet e tyre të karrierës’’, tha Zoe Coetzee, psikologja e EliteSingles, në një deklaratë të bashkangjitur me studimin. ‘’Këtu shihet një ndryshim në mes gjinive, me preferencat e femrave për një partner i cili nuk frikësohet nga shtysa dhe suksesi i tyre’’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme