Tirana ka kaluar raundin e parë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur klubin nga Gjeorgjia, Dinamo Tbilisin.
Klubi nga kryeqyteti shqiptar fitoi këtë përballje me rezultat prej 2 me 0 në udhëtim, transmeton KOHA.
Epërsinë Tiranës i dha Torassa duke shënuar në minutën e 45+4.
Kurse golin e dytë e shënoi mbrojtësi 20 vjeçar, Marsel Ismajlgeci, kur po luhej minuta e 86 e takimit.
Në raundin e dytë ajo do të takohet me klubin e njohur serb, Cërvena Zvezda.
Ndeshja do të zhvillohet më 25 ose 26 gusht në Tiranë