Polica e Tiranës ka arrestuar katër të rinj të cilëve u është gjetur kokainë në doza të vogla gati për shtije.
Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije për 11.2 gramë kokainë. Të arrestuarit janë G. N., 19 vjeç, A. T., 19 vjeç, M. Gj., 22 vjeç dhe J. P., 18 vjeç, të katërt lindur dhe banues ne Rrëshen.
Tiranë
Finalizohet operacioni policor “RESTART”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.
Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza.
Vihen në pranga 4 shtetas.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të bëra gjatë vitit 2019, për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, si dhe në zbatim të planit të masave të hartuar për këtë qëllim, shërbimet e Komisariat të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “RESTART”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
N., 19 vjeç, A. T., 19 vjeç, M. Gj., 22 vjeç dhe J. P., 18 vjeç, të katërt lindur dhe banues ne Rrëshen.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se disa të rinj po shpërndanin lëndë narkotike kokainë në zonën e Kamzës, Patrullat e Përgjithshme të Komisariat të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, kanë ushtruar kontrolle në disa ambiente dhe automjete.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga shtetasi G. N., me pasagjerë shtetasit A. T., M. Gj. dhe J. P., Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi dozash me lëndë narkotike, të dyshuar kokainë, të futura në qese farmaceutike gati për shitje, gjithsej 11.2 gr., të cilat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.