Një aksident me ashensori që ndodhi mbrëmë në zonën e Astirit në Tiranë gati sa nuk është kthyer në tragjedi.
Ashensori i një objekti banesor është shkëputur me një kat por për fat është bllokuar në katin tjetër duke mos rrëshqitur deri në fund.
Në momentin kur ka ndodhur ngjarja brenda ashensorit kanë qenë pesë persona tre djem dhe dy vajza, mes tyre njëra shtatzënë.
Pas rastit ka reaguar edhe policia që shpjegon se njëra nga ato pas mjekimit është liruar për në shtëpi derisa tjetra gjendet ende në mjekimin intensiv, raporton Abcnews.
“Më datë 12.09.2021, rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.