Pronari i një argjendarie në rrugën e Dibrës në Tiranë ka mbetur i plagosur mëngjesin e kësaj të hëne.
Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ka pasur të shtëna me armë në këtë zonë rreth orës 09.30.
Nga hetimet e para është plagosur me armë zjarri Vangjel Kashara, 28 vjeç. Ai është qëlluar nga një person i paidentifikuar, dhe sipas policisë ishte i veshur me të bardha, rreth 160 cm i gjatë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
I plagosur është transportuar menjëherë në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe gëzhoja e armës, e llojit pistoletë.
Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të zonës, dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë qënë dhe tentativë për grabitje, por gjithçka pritet të sqarohet nga uniformat blu.