Qytetarët e shumtë në Tiranë kanë raportuar se kanë ndjerë një zhurmë të fortë të ngjashëm me shpërthimin.
Por policia ndërkohë pas raportimeve të shumta nga qytetarët thotë se nuk ka shpërthim ndërsa është në terren.
Një gazetare Alice Tayler, ka shkruar në Twitter:
“Jam edhe në rrugën e Elbasanit, shumë zhurmë dhe të gjitha dritaret dhe dyert u drodhën. Mendoi se ishte një tërmet për një sekondë, por ishte shumë i shpejtë. Goditje dhe pastaj lëkundje menjëherë pas”, raporton Top-Channel përcjell Klan Kosova.
Zhurma të cilin qytetarë thonë se i ngjan atij të një shpërthimi të madh, ndoshta mund të jetë e lidhur dhe me stërvitjen ushtarake “defender 21”, raporton Top-Channel.