Java e pestë në Premierligën angleze do të përmbyllet me një duel shumë interesant.
Në “Tottenham Hotspur Stadium”, Tottenhami do ta presë kampionin e Evropës, Chelsean.
Tottenham e ka nisur mirë sezonin e ri, teksa pas katër xhirove ka nëntë pikë, me tri fitore dhe një humbje.
Në anën tjetër, Chelsea ka 10 pikë pas katër ndeshjeve, duke regjistruar tri fitore dhe një barazim, kurse me fitore sonte mund ta marrë edhe primatin në tabelë.