Tjetër incident në Baltik, Moska akuzon avionët e NATO-s

Prishtinë | 14 Gus 2019 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Moska pretendon se avionët e saj luftarakë kanë ndaluar një avion të NATO-s që po i afrohej aeroplanit të ministrit rus të Mbrojtjes në detin Baltik.

Agjencia Ruse e Lajmeve, TASS, raportoi se një avion luftarak i NATO-s F-18, u përpoq t’i afrohej avionit në hapësirë ajrore ndërkombëtare dhe u detyrua të largohej me ndërhyrjen e dy avionëve rusë Su-27. Nuk dihet nëse ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shuigu, ishte në bord apo jo.

Pamjet e publikuara nga Ministria ruse e Mbrojtjes tregojnë dy avionë të Forcave Ajrore spanjolle që fluturojnë pranë aeroplanit rus. Ndërsa, përmes një deklarata për mediat britanike, NATO shpjegoi se një aeroplan rus, i shoqëruar nga të paktën një avion luftarak fluturoi shumë pranë hapësirës ajrore të një shteti aleat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme