Nuk ka qenë sezon i mirë as në nivelin personal por as ekipor. Megjithatë, Lionel Messi vazhdon të thyejë rekorde.
Në ndeshjen kundër Alaves, Leo Messi ka asistuar dhe ka shënuar pas 45 minutave lojë.
Për Leon ky ishte asisti i 21 në La Liga, duke thyer kështu rekordin e Xavi Hernandez, që në sezonin 2008/09 kishte dhuruar 20 asiste.
Ai është afër që të fitojë sërish Pichichin, çmimin e golashënuesit më të mirë në Spanjë, ka shënuar tre gola më shumë se ndjekësi më i afërt, Karim Benzema.