Një tjetër rast i rëndë me protagonist po shqiptarë ka ndodhur në Maqedoni. Mirëpo këtë herë nuk ka ndodhur në Tetovë, por në Manastir, një qytet ku ka edhe shumë shqiptarë.
Nëna dhe djali 17 vjeç kanë humbur jetën për shkak se banesa ku ata jetonin është përfshirë nga flakët e zjarrit. Mediet në Maqedonie shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në mëngjes në rrugën “Daveani”.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca të shumta të policisë dhe zjarrfikëse. Ata janë duke punuar me intensitet të plotë për të zbardhur ngjarjen tragjike që ka ndodhur në Manastir.
Sipas raportimeve të medieve, e gjitha ka ndodhur në orën katër të mëngjesit. Babai e ka vënë re zjarrin dhe ka dalë në oborr për të vënë alarmin, por duket se ka qenë shumë vonë.
Zjarrfikësit shkuan në shtëpinë e shqiptarëve në Manastir me dy makina. Shtëpia ku banonte shqiptari dhe familja e tij ishte njëkatëshe, përdhese dhe se nuk është se kishte ndonjë aksesor tepër të madh.
Kushtet ku banonte familja ishte të rënda nga ana ekonomike. Kjo është ngjarja e dytë e rëndë e kësaj natyre, pas asaj që ndodhi në Tetovë, qytet ky me shumë banorë shqiptarë.
Pikërisht në Tetovë të Maqedonisë, disa ditë më herët u dogjën në shtëpi thuajse një familje e tërë, nëna me fëmijët e saj.
Tetovarët kanë nderuar familjen që u dogj dhe se iu dha lamtumira e fundit në një mënyrë të veçantë. Opinioni publik mbetet sërish i shokuar, për shkak se vetëm pak kohë pasi ka ndodhur tragjedia e parë, ka ndodhur edhe e dyta.
Të tilla ngjarje ndodhin më së shumti gjatë dimrit, për shkak se duhet ngrohje nëpër shtëpi. Shqiptarët janë pësuesit sërish dhe opinion publik shqiptar ka mbetur i shokuar.