Tjetër vdekje në plazh, 60-vjeçari humbi jetën pasi pësoi infarkt në Fier

Prishtinë | 23 Kor 2024 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Një 60-vjeçar ka humbur jetën paraditen e kësaj të martën në plazhin e Pishporos në Fier.

Mësohet se 60-vjeçari ka qenë duke u larë në det, por i ka rënë infarkt në zemër.

“Rreth orës 12:15, shtetasi rreth 60 vjeç, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin, në plazhin e Pish Poros, dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak, dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton Abc News.

Të ngjashme