Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi ka bërë të ditur tkurrja e kabinetit qeveritar do t’i prekë dy partitë e koalicionit qeverisës.
Këto komente ai ka bërë në konferencën për media, ku edhe zyrtarizoi Dhurata Hoxhën për ministre të Drejtësisë.
“Mund të them se do ta mendojmë në një të ardhme të afërt që ta bëjmë qeverinë më dinamike me prezantim më pozitiv të të arriturave të qeverisë, por edhe një efektivitet që nënkupton një tkurrje të numrit të ministrive.
Por, kjo çka dua të them edhe ndryshimi edhe performanca do të jenë bashkërisht me partnerin koalicionit, por edhe zvogëlimi do t’i prek dy palët jo vetëm një palë”, ka thënë Kuçi.