Tmava: Trepça rrezikon të shkojë në likuidim me automatizëm

Prishtinë | 27 Sht 2016 | 10:20 | Nga

Drejtori i Ndërmarrjes “Trepça”, Ahmet Tmava, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që sa më shpejt të procedojë për Kuvend Projektligjin për “Trepçën”.

Ai ka thënë për gazetën “Epoka e re” se, nëse ky projektligj aprovohet deri në muajin nëntor, atëherë “Trepça” do ta fillojë epokën e vet dhe Kosova do të mund t’i kthehet zhvillimit.

Edhe deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Raif Qela, i cili është pjesë e grupit parlamentar të PDK-së, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se Qeveria duhet ta procedojë me procedurë të përshpejtuar në Kuvend Projektligjin për “Trepçën”.

Nëse ligji nuk arrin të bëhet i plotfuqishëm deri më 2 nëntor atëherë, sipas Qelës, “Trepça” shkon me automatizëm në likuidim.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme