Tmerri në momentin e sulmit, Ambasada e Kosovës në Paris, publikon numrin për ndihmë

Prishtinë | 15 Kor 2016 | 08:52 | Nga

Në rajonin në të cilin ka ndodhur sulmi me kamion, nga i cili mbetën të vdekur së paku 73 persona dhe qindra të tjerë u lënduan, jetojnë edhe shqiptarë.

Ende nuk ka ndonjë informacion nëse në mesin e të lënduarve apo të vdekurve ka ndonjë shqiptarë.

Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashin, ka thënë se janë duke ndjekur nga afër situatën.

“Po e monitorojmë situatën. Për deklarime ju lutem i drejtoheni MPJ-së”, ka thënë Gashi sot në orët e para të mëngjesit.

Ambasadori Gashi ka dhënë një numër emergjent për kosovarët që kanë nevojë për ndihmë, pas sulmit në Nice të Francës. Numri emergjent është: +33 6 03 33 03 18

Ndërkohë, Nerajda Rama, një shqiptare nga Vlora që ka qëlluar afër vendit të ngjarjes ka incizuar rastin, dhe ka dhënë një dëshmi në profilin e saj në Facebook.

Të ngjashme