Togeri i Policisë, Bulent Zenuni, dyshohet se shiti jashtëligjshëm një pronë serbe

Prishtinë | 17 Nën 2016 | 08:39 | Nga

Dhjetë mijë euro dyshohet se i ka përfituar togeri i Policisë së Kosovës për rajonin e Vitisë, Bulent Zenuni, gjatë një procesi të shitblerjes së një prone, e cila është në pronësi të një serbi me emrin, Ljubisa Aleksandar Kovacevic.
Në kallëzimin penal, të cilin e posedon “Koha Ditore”, Zenuni, i cili aktualisht është i suspenduar nga pozita e togerit, ka falsifikuar dokumente duke ofruar autorizim të rremë për shitjen e kësaj prone te një shqiptar me emrin, Zekir Hajdari, në vitin 2013.

Mirëpo, deri më tani togeri nuk ka arritur të bartë këtë pronë në pronësi të Hajdarit dhe as t`ia kthejë paratë që ia kishte marrë. Si pasojë, togeri po dyshohet për kryerjen e dy veprave penale: keqpërdorim i detyrës zyrtare, si dhe falsifikim i dokumenteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme