Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Tolaj, i shoqëruar nga zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe zhvillimit Rural, Bajram Kastrati dhe deputeten e AAK-së, Donika Kadaj, kanë vizituar fshatrat e Komunës së Istogut.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebok, Tolaj ka njoftuar se është takuar me fermerët e fshatrave Lubozhdë, Staradoran e Dubravë, për njoftuar me vështirësitë që po kalojnë prodhuesit e qumështit nga këto fshatra.
Postimi i tij:
Sot, bashkë me Zëvendës Ministrin e Bujqësisë z. Bajram Kastrati dhe Deputeten e zonës znj.Donika Kadaj, vizituam Fshatrat e Komunës së Istogut: Lubozhdë, Staradoran, e Dubravë, për tu njohur nga afër me vështirësitë me të cilat po ndeshen prodhuesit e qumështit/ blegtorë, fermer, etj.