Drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj, ka zhvilluar një vizitë pune në Komunën e Podujevës, me c’rast është takaur me kryetarin Agim Veliun.
Tolaj shkurt në Facebook ka njoftuar për këtë vizitë, duke thënë se janë dakorduar për bashkëpunim ndërinstitucional për të gjitha temat me interes publik.
”Në vizitë pune tek kryetari i Podujevës, Agim Veliu. Dakordim i sinqertë për bashkëpunim ndërinstitucional për të gjitha temat me interes publik”, ka shkruar Tolaj në llogarinë e tij në Facebook..