Tolaj nga Zllakuqani: Banorët ishin të gatshëm të mbështesin rrugëtimin tonë për Kosovën Fituese

Prishtinë | 08 Shk 2025 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Arbër Tolaj, kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ishte i pranishëm në tubimin e partisë në Zllakuqan të Klinës.

Ai tha se përkrahja nga banorët ishte e madhe, dhe gatishmëria për ta mbështetur Kosovën Fituese po ashtu.

“Si gjithnjë, në Zllakuqan të Klinës gjetëm përkrahje nga banorët që ishin të gatshëm të mbështesin rrugëtimin tonë për Kosovën Fituese. Faleminderit banorëve të Zllakuqanit që na mbështeten për fitore të madhe”, u shpreh Tolaj, i cili në këto zgjedhje mban numrin 34.

Të ngjashme