Ka dy ditë që Tomë Gashi, avokat i familjes së aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, është paraqitur në Policinë e Kosovës në Prishtinë, së bashku me prindërit e Deharit, raporton Gazeta Express.
Gashi së bashku me prindërit e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje morën pjesë edhe sot në takimin e planifikuar me ekspertët e Qendrës Universitare Romande të Mjekësisë Ligjore në Zvicër – Lausanne, të cilët u sqaruan për ekspertizat e tyre të datës 14 qershor 2019 dhe 9 shtator 2019 në lidhje me rastin Dehari.
Avokati i familjes Dehari derisa ka publikuar një fotografi me prindërit e aktivistit të ndjerë ka kërkuar drejtësi për rastin.
Ai thotë tutje se ekspertët e Zvicrës kanë kërkuar më shumë informata dhe dëshmi nga institucionet tona.
“Duhet të ketë drejtësi për Astrit Deharin! Dita e dytë e punës me ekspertët zvicerran. Ata kërkuan me shumë informata dhe dëshmi nga Institucionet tona”, ka thënë ai.