Tomë Gashi nuk ka arritur që të dëshmojë sot në seancën gjyqësore ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit në Gjykatën Speciale në Hagë.
Kjo pasi avokati kosovar është infektuar me virusin Covid-19.
Kjo është konfirmuar nga avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman.
“Kemi edhe dëshmitarin e dytë, z.Tomë Gashi. Ai ka dalë pozitiv me Covid dhe për dy javë nuk mund të udhëtojë për shkak të rregulloreve”, ka thënë ai