Tomor Morina, ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet që të lirohet nesër nga burgu i Maqedonisë së Veriut, ku më 24 korrik u arrestu bazuar në një flet-arrest të lëshuar nga Serbia.
Lajmin për Insajderin e ka bërë të ditur Gurakuç Dobruna, djali i hallës së Tomorrit.
“Vendimi është marrë, por për t’u liruar mund të lirohet nesër, sepse burgu e pret dokumentin e vendimit”.
Tomor Morina ishte arrestuar më 24 korrik, ndërkaq Ministria e Punëve të Jashtme pati dënuar arrestimin e tij duke shtuar se këtë çështje do ta adresojnë te Bashkimi Evropian për t’i parandaluar rastet e tilla.
Me kërkesë të Prokurorisë, një gjyqtar i procedurës paraprake kishte vendosur 30 ditë paraburgim ndaj Morinës, derisa i pyetur për të komentuar çështjen e arrestimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pati thënë se do të respektohet ligji.
Shteti serb kishte vazhdimisht kishte kërkuar ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së. Ndërkaq në Gjakovë u organizua protestë kundër arrestimit të tij.