Veseli: Tomor Morina kurrsesi nuk do ekstradohet në Serbi

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një shkrimi në Facebook është shprehur se Tomor Morina kurrsesi nuk do të ekstradohet në Serbi.

Veseli ka shtuar se duhet t’u jepet fund praktikave të fletarrestimeve të Interpolit që janë gjeneruar prej kohës dhe mentalitetit të Millosheviqit.

Postimi i plotë:

Gjatë këtyre ditëve kam ndjekur me shqetësim e vëmendje çështjen e bashkëluftëtarit tim Tomor Morina. Kam biseduar në telefon me ambasadorin e Kosovës në Shkup, si dhe me avokatin e tij, Naser Raufi, për të mësuar më shumë për zhvillimet e fundit. Kurrsesi nuk ka për t’u ekstraduar në Serbi dhe duhet t’u jepet fund praktikave të fletëarrestimeve të Interpolit që janë gjeneruar prej kohës dhe mentalitetit të Millosheviqit. Së shpejti do kthehet në familjen e tij. Shteti ynë do jetë përherë mirënjohës ndaj veteranëve si Tomori për sakrificën e bërë dhe nuk do t’i lërë asnjëherë vetëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme