Për Interin mund të jetë ende e paqartë se kush do të jetë trajneri i tij sezonin e ardhshëm, por drejtuesit e tij janë duke punuar në tregun e transferimeve dhe janë buzë transferimit të Sandro Tonalit.
Antonio Conte do të mbajë takim me hierarkinë e klubit të martën, në të cilin ai pritet ta kërkojë largimin.
Pavarësisht se kush vjen në rolin e trajnerit, që besohet se do të jetë Max Allegri, zikaltrit po e vazhdojnë strategjinë e tyre të transferimeve.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi dhe Brescia kanë arritur marrëveshje për kalimin e Tonalit në San Siro në huazim, por me Interin që është i detyruar ta blejë atë për 35 milionë euro në total.
Raportohet se Tonali i ka ndërprerë para kohe pushimet verore dhe është kthyer për të nënshkruar me Interin.
20-vjeçari ka përvojë vetëm njëvjeçare në Serie A por edhe tri ndeshje për Kombëtaren e Italisë.