Tony Blair për Brexit: Zgjedhje midis të panevojshmes dhe të dhimbshmes

Prishtinë | 25 Nën 2018 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, ka deklaruar se marrëveshja e Brexit është një zgjedhje midis të panevojshmes dhe të dhimbshmes.

Blair, i cili mbështetë votën popullore, ka ngitur pyetjen se pse po behet një gjë e tillë.

Ai deklaroi se ka respekt të madh për kryeministren Theresa May, se ajo ka treguar vendosshmëri dhe guxim mirëpo rrethohet nga persona të paarsyeshëm.

Megjithatë, ai shtoi se marrëveshja e saj nuk do të kaloje në parlamentin britanik.

Ish-kryeministri britanik beson se një referendum i dytë mund të ofrojë zgjidhje për të qëndruar në BE, apo për të dalë nga BE-ja – zgjidhje kjo në mes të marrëveshjes së Theresa May apo stilit të Brexit të Boris Johnson.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme