Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli ka thënë se asnjë subjekt politik pos Vetëvendosjes nuk është marrë me çështjen e pensioneve.
“Sa herë shkelen të drejtat e punëtorëve Lëvizja Vetëvendosje u del krah. Në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e qytetarëve, Vetëvendosja si parti social-demokrate është marrë me to”.
Topalli që këto deklarata i ka bërë në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë se pensionistët e Kosovës janë pjesë më e anashkaluar e shoqërisë.
“Ne kemi një Ligj Pensional që ka filluar në kohën e UNMIK-ut në vitet 2002 – 2003. Ligji aktual mbështetet në tri shtylla, që financohet nga buxheti i shtetit, punëdhënënsit dhe punëmarrësit dhe shtylla e tretë ajo në bazë vullnetare”.
Sipas tij, krejt kjo gjendje vjen për shkak të punës së keqe të Qeverisë dhe vetëdijes së përgjithshme.
“Puna e shoqërisë është që të bëjë diferencimin mes gjërave të mira dhe të këqijave”.