Derisa të gjitha përgatitjet kanë përfunduar dhe pritet vetëm fillimi i Kampionatit Botëror më 14 qershor, në Rusi mbërriti edhe topi që do të luhet ndeshja e parë e këtij aktiviteti, top i cili erdhi nga hapësira.
Topi Adidas Telstar 18, mbërriti në tokë, pas 168 ditëve të kaluara në stacionin hapësinor dhe për ta zbritur atë në tokë, u përkujdes kozmonauti rus Anton Shkaplerov, që u rikthye nga misioni së bashku me astronautin e NASA-s, Scott Tingle dhe astronautin japonez Norishige Kanai.
Kurse, topi fillimisht ishte dërguar në hapësirë nga kozmonauti tjetër rus Oleg Artemiev.
Ndeshja e parë e Botërorit do të luhet më 14 qershor në Luzhniki Stadium.