Sanchez mbrëmë u pagua 75 mijë funte për një prekje të topit në 12 minuta

Prishtinë | 25 Pri 2019 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Alexis Sanchez e dëshmoi edhe një herë pse ai është vetëm hija e lojtarit që ishte më parë në karrierë, duke e prekur topin vetëm një herë në derbin e mbrëmshëm të Manchesterit.

Kur Manchester Unitedi ishte duke humbur me rezultat 2:0 në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Manchester Cityt në Old Trafford, trajneri Ole Gunnar Solskjaer vendosi të rrezikojë dhe e inkuadroi në lojë Alexis Sanchezin në vend të Matteo Darmianit.

Megjithatë, Sanchezi nuk arriti të bëjë më shumë se një prekje gjatë 12 minutave që ishte në fushë në atë ndeshje dhe tifozët e Manchester Unitedit mbetën sërish të zhgënjyer me paraqitjen e kilianit.

Për më tepër, përveç pagës 400 mijë funte në javë, Sanchez raportohet se fiton 75 mijë funte shtesë për çdo paraqitje që e bën në Premierligë apo në Ligën e Kampionëve.

Kështu, për vetëm një prekje të topit dhe 16 minuta në fushë, ai u pagua 75 mijë funte.

30-vjeçari e preku topin vetëm një herë, në minutën e 78-të, në afërsi të mesit të fushës, shkruan Dailymirror.co.uk përcjellë Klan Kosova.

Agjenti i tij, Fernando Felicevich, raportohet se në kontratën e kilianit ka përfshirë kushtin që sulmuesi të paguhet 75 mijë funte shtesë për çdo herë që ai paraqitet në Premierligë apo Ligën e Kampionëve, edhe nga banka rezervë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme