Sanches transferohet te Swansea

Prishtinë | 31 Gus 2017 | 09:24 | Nga

Renato Sanches ka qenë ndër më të lakuarit në këtë verë, pasi klube si Milani dhe Juventusi ishin vënë pas tij.

Por pavarësisht negociatave të shumta e shifrave të përmendura, djaloshi i talentuar ka zgjedhur një destinacion tjetër për karrierën e tij.

Sipas mediave angleze e gjermane, Sanches do të bëhet nga kjo javë pjesë e Swansea në kampionatin anglez.

Mesfushori i Bayern Munich që nuk ka arritur ta gjej vetën në Bavari, do të shkojë për një vit në Angli

Sipas disa mediave do të shkojë vetëm si huazim pa të drejtë blerje dhe në fund të vitit të kthehet te Bayerni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme