Ashtu si në vitin 2018, Michy Batshuayi është goditur sërish fort me top në fytyrë.
Në Botërorin e 2018 në Rusi, Michy Batshuayi kishte marrë vëmendjen e të gjithëve pasi në njëfarë mënyre, goditi fort veten me top, teksa deshi të festonte golin e Adnan Januzajt.
Ai tani ka marrë një goditje pa pritur në fytyrë, raporton Gazeta Express.
Batshuayi është vetëm rezervist te Belgjika, por nëse shikoni statistikat, 27-vjeçari vërtetë që meriton më shumë minuta, të cilët nuk i ka gjetur as në “Euro 2020”.
Deri më tani, ai numëron 34 paraqitje me Belgjikën, ka realizuar 22 gola.