Tori Spelling i ka hedhur poshtë raportet e kamotshme të cilat sugjerojnë se ajo dhe kolegia e saj nga seriali “Beverly Hills, 90210”, aktorja Shannen Doherty, ishin gjithçka tjetër pos shoqe në setin e dramës televizive.
Grindja e supozuar u bë legjendë televizive, por Spelling këmbëngul se e gjitha ishte vetëm thashetheme dhe se ajo dhe Shannen kurrë nuk ishin armike.
Duke u paraqitur në podcastin e të fejuarit të saj, Dean McDermott, të hënën, Tori tha: “Ne ishim vërtet të afërta në serial. Ajo ishte një nga shoqet e mia më të mira. Dhe pastaj, kur ajo u largua nga seriali, ishin të gjitha këto gjëra që dilnin nga shtypi, si rivaliteti, dhe kjo nuk kishte të bënte kurrë me neve!”, shkruan KOHA Ditore.
Aktorja, e cila vendosi se ishte më së miri të mos i adresonte thashethemet në atë kohë, gjithashtu këmbëngul se ajo dhe Doherty janë akoma shoqe, ndërsa po futen në miniserinë e re spinoff BH90210 me aktorët si Jennie Garth dhe Brian Austin Green.
“Shtypi e shkruan atë që do dhe nuk duhet të thoni diçka sepse ju thuhen gjëra si, ‘mos thuaj asgjë’. Por ajo nuk largohet,” shtoi ajo. “Ajo (Doherty) është e mrekullueshme. E kam parë kohët e fundit. Ajo është një person i mrekullueshëm”.