Mesfushori i Uruguait, Lucas Torreira dhe përfaqësuesi i Francës në U-20, Matteo Guendouzi pritet që t’u nënshtrohen testeve mjekësore te Arsenal.
Topçinjtë kanë marrëveshje me Sampdoria në vlerë 22 milionë funta për transferimin e 22 vjeçarit, Torreira, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.
Ai shihet si transfero kyç i trajnerit të ri të Arsenal, Unai Emery që deri tash ka nënshkruar me tre futbollistë.
E pas tij është mesfushori tjetër Guendouzi nga Lorient që pritet të kalojë në Emirates Stadium.