Fernando Torres ka zbuluar që do të largohet nga Atletico Madrid në fund të këtij stinori.
Legjenda e klubit madrilen është aktualisht në periudhën e tij të dytë te klubi i tij i fëmijërisë, ndërsa lajmin e bëri të ditur gjatë një ngjarjeje promocionale në Madrid këtë të hënë.
“Ky do të jetë stinori im i fundit te ky klub”, tha Torres, të cilit i përfundon kontrata në qershor.
“Mendoj që duhet t’i njoftoj fansat, pasi që më kanë dhënë aq shumë dashuri dhe afeksion”.
“Nuk ka qenë një vendim i lehtë për ta marrë, por marrë parasysh realitetin dhe rrethanat, ndoshta është për më të mirën”.