Toshiba e Japonisë ndahet në tre kompani, për të “krijuar vlerë të shtuar për aksionarët”

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti japonez i teknologjisë Toshiba ka paralajmëruar një plan për t’u ndarë në tre kompani, me qëllim për të “krijuar vlerë të shtuar për aksionarët”.

Vendimi vjen pasi raportet në media thanë se udhëheqja e kompanisë Toshiba është nën presion nga aksionarët për të rritur vlerën e kompanisë duke ndarë bizneset e saj.

Me këtë zhvillim, dy kompani do të tërhiqen nga pjesa tjetër e operacioneve të kompanisë Toshiba, njëra e fokusuar në infrastrukturë dhe tjetra në pajisje.

Toshiba tha se masa parashikohet të zgjasë dy vite, me qëllim që të listohen të dyja kompanitë e reja.

Sipas kompanisë, ndarja i lejon çdo biznesi të rrit ndjeshëm fokusin e tij dhe të ndihmojë në vendimmarrje dhe në struktura me kosto më të ulët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme